Brenda burgjeve barbare të ISIS-it në Falluxha (Foto)

Nga jashtë, duket se pak ka mbetur brenda këtyre tri shtëpive në këtë lagje të Falluxhas. Njëra është më e madhe më dy shtylla në hyrje të saj.

Por, prapa dyerve të tyre është një burg i improvizuar i cili përdorej nga militantët për të kryer dënimet e tyre arkaike. Ky burg me vetëm një dritare e cila duket shumë pikëlluese gjatë sundimit brutal të ligjit.

Kjo ishte edhe një shtëpi për shumë prej udhëheqësve të Shtetit Islamik. Falluxha ishte qyteti i parë që ra në duart e organizatës dhe ishte një qendër për operacionet e saj në Irak. Burgu është vetëm njëri nga mbetjet e kalifatit të tyre të vetëshpallur, që kishin mbetur nga militantët si nga ata që vdiqën ose u larguan nga qyteti të cilët tani janë duke u zbuluar.

Pasi irakianët në mënyrë të qëndrueshme kanë ri kapur qytetin gjatë muajve të kaluar, ata gradualisht po zbulojnë fabrika të prodhimit të bombave, dokumente, depo armësh dhe burgjet si ky, i fshehur në shtëpitë e rregullta për të shmangur zbulimin nga sulmet ajrore.

Kolonel Haitham Ghazi, një oficer i zbulimit i policisë irakiane, i njohur gjithashtu si SWAT, tregon një dhomë pas një dere me hekura në një prej ndërtesave më të vogla, shkruan WashingtonPost.

“Ju mund të ndjeni frymën e të burgosurve brenda,” tha ai.

Dhoma, e cila duket se ka qenë dhomë e ditës, kundërmon ende nga një erë e prishur nga djersa e atyre që ishin të burgosur aty.

Korridori ishte i djegur. Forcat irakiane të sigurisë thonë se ishte e njëjta gjendje kur erdhën ata, edhe pse thuhet se forcat pro-qeveritare I kanë djegur vet disa ndërtesa, por se ata e mohojnë një gjë të tillë.

Dhomat e katit të mësipërm ende përmbajnë veshje dhe pasuri të tjera të familjes e cila dikur jetonte aty.

Shumë gazeta gjenden në këtë shtëpi të cilat tregojnë se shumë njerëz janë arrestuar pas mosmarrëveshjeve që kishin gjykatat e Shtetit Islamik, tregonte Ghazi, forcat e të cilit zbuluan burgun. Disa ishin mbajtur për vjedhje, të tjerët për kundërvajtje të tilla si pirja e duhanit apo shkelja e kodit të rreptë të veshjes, transmeton KosovaPress.

Gjeneral Major Thamer Ismail, komandat i lartë SWAT për këtë zonë, tha se forcat irakiane kanë gjetur “një thesar të informacionit” të grupit në Falluxha. Nga këtu, Shteti Islamik urdhëroi vënien e eksplozivit në makina, dhe operacione të tjera më larg, si në Siri, tha ai.

Forcat e tij kanë gjetur një burg të improvizuar në lagjen Nazzal Falluxha, por sipas tij ky është më I vogli.

“Unë jam i sigurt se ka shumë më tepër”, tha ai.

Një fletë prej çeliku është ngjitur në hyrje të dhomës kryesore, çfarë tregon se kjo nuk është një shtëpi e zakonshme. Dera e burgut me shufra çeliku lejon qasjen në të dhe një dhomë tjetër të cilat janë bashkuar për të bërë një sallë të madhe të paraburgimit.

Batanije e perde shihen të shpërndara në dysheme.

“Ka akoma më keq”, tha Ghazi. “Ata nuk janë njerëz”, shtoi ai.

Kjo është shtëpia e tretë që duket se është ruajtur enkas për dënimet më të rënda: Vetmia dhe tortura. Aty gjendet një zinxhir I trashë i metalit të zi, I cili është përdorur goditje me shkallë të ndryshme.

Në dhomën e gjumit lart ishin qelitë e izolimit. Ajo kishte mure dhe dyer metalike të ngurta, me disa vrima lart për të kryer punën e ventilimit.

“Si kanë mundur ata të marrin frymë këtu në këtë nxehtësi?”, tha Ghazi.

Burgu ishte bosh kur mbërritën forcat e tij, tregoi Ghazi. Ai nuk e di se çfarë ka ndodhur me shumicën e atyre që ishin të burgosur, me përjashtim të disave, të cilët duket se janë ekzekutuar pasi forcat irakiane patën avancuar.

Ndërsa, në një shkollë në anën tjetër të rrugës, kufomat e të ekzekutuarve nuk është e vështirë për tu gjetur për shkak të erës së mishit të kalbur. Ka të paktën shtatë trupa këtu, tha Ghazi duke shtuar se mund të ketë vende të tjera të ekzekutimit rreth burgut.

Trupi i një njeriu me pantallona dhe bluzë që tregon për torturat ndaj tij, ku një palë gërshërë janë gjetur në gojën dhe fytin e tij, çka tregon për aktin e fundit të barbarizmit të militantëve.

Burg_Falluxha_Isis

Burg_Falluxha_Isis

Burg_Falluxha_Isis

Temat
BotëLajme

Të afërta