Adoleshentja 29 kg që kishte vetëm 48 orë jetë shpëton mrekullisht (Foto)

Adoleshentja anoreksike peshonte 29 kilogramë dhe i thanë se kishte vetëm 48 orë jetë, por ajo shpëtoi nga sëmundja mrekullisht.

Ajo ka shpërndarë disa foto në rrjetet sociale, ku duket ndryshimi i saj.
Gemma Walker u diagnostikua me anoreksi nervore dhe bulimi në moshën 14­vjeçare. Doktorët e paralajmëruan se do të vdiste nëse nuk merrte trajtim.

Gjatë 7 viteve që pasuan ajo u shtrua 3 herë në spital, ku u mbajt nën kujdesin e rreptë të mjekëve, tani në moshën 22­ vjeçare, Gemma ka postuar fotot se si ishte dhe si është rikuperuar, dhe po feston muajin e gjashtë të të pasurit shëndet të plotë.

Ajo ka postuar fotot me shpresën që të frymëzojë njerëzit e tjerë të luftojnë çrregullimet e të ngrënit.

“Është e vështirë për mua t’i hedh sytë përsëri tek ato foto. E shoh çdo foto dhe e kujtoj shumë mirë se si ndihesha. Doja të vdisja. Kanë qenë vitet më të tmerrshme të jetës time, duke kontrolluar çdo mëngjes nëse akoma arrija të merrja frymë”.

Ndërkohë, babai i saj, Steve, u shpreh: “Ishin vitet më të vështira dhe më të tmerrshme të jetës sonë. Çdo mëngjes shkonim dhe e kontrollonim nëse po merrte akoma frymë. Ndonjë natë uleshim në tokë, pranë shtratit të saj, vetëm që të ishim me të. Nuk kishim se çfarë të bënim tjetër”.

BIB609aa7_profimedia_0271226773

PIC FROM GEMMA WALKER / CATERS NEWS - (Pictured:Gemma Walker with anorexia) - An anorexic teen who weighed just FOUR stone and given 48 hours to live has shared harrowing photos of her illness after a miraculous recovery. When Gemma Walker was diagnosed with anorexia nervosa and bulimia aged 14, doctors warned she would die without treatment. The teen weighed a tiny 29kg (4.5 stone) forcing her devastated parents to consider palliative care. Over the next seven years, Gemma was admitted to hospital three times - one emergency care and two long term psychiatric and refeeding admissions. - SEE CATERS COPY

PIC FROM GEMMA WALKER / CATERS NEWS – (Pictured:Gemma Walker with anorexia) – An anorexic teen who weighed just FOUR stone and given 48 hours to live has shared harrowing photos of her illness after a miraculous recovery. When Gemma Walker was diagnosed with anorexia nervosa and bulimia aged 14, doctors warned she would die without treatment. The teen weighed a tiny 29kg (4.5 stone) forcing her devastated parents to consider palliative care. Over the next seven years, Gemma was admitted to hospital three times – one emergency care and two long term psychiatric and refeeding admissions. – SEE CATERS COPY

mucizeyi_basardi_h17380_c32d8

Temat
BotëLajme

Të afërta