Tifozët e Argjentinës e godasin keq Messin (Video)

Tifozët e Argjentinës janë irrituar me Lionel Messin, i cili ka paralajmëruar pensionimin nga futbolli ndërkombëtar.

Tifozët e Argjentinës nuk e kanë pritur aspak mirë lajmin se Lionel Messi do të pensionohet nga futbollit ndërkombëtar, pas humbjes nga Kili në finalen e Kupës së Amerikës.

Një veprim i tillë nga lojtari, prej të cilit presin më shumë, ka irrituar tifozët argjentinas. Në rrjetet sociale, këta të fundit ia shtojnë edhe më shumë dhimbjen Messit.

“Nuk ka më asnjë dyshim për dallimin mes Leos dhe Diego Armando Maradonës. Maradona nuk do ta braktiste kurrë kombëtaren, ai mbetet ende lojtari më i madh që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për skuadrën, e që nuk ka për t’u përsëritur ndonjëherë në fushat e futbollit”.

Messi sulmohet gjithashtu edhe për shkak se preferon të luajë më shumë me Barcelonën. “Është mirë të luash me ‘blaugranat’, apo jo?!” pyesin me ironi tifozët e shokuar nga tërheqja e Leos.

Temat
BotëSport

Të afërta