Stupcat po pritet ta bëjnë një ‘hallakamë’ (Foto)

Grupi humorist ‘Stupcat’ kanë paralajmëruar projektin e ri i cili do të vijë së shpejti.

‘Stupcat’ përmes rrjeteve sociale kanë konfirmuar se shumë shpejtë do të vijë projekti i ri i tyre ku pritet të ketë skeqe me tema të ndryshme.

Ky projekt duket se nuk është vazhdimësi e projekteve të kaluara pasi që personazhet të cilat shihen në foto nuk duken si ‘Liki’ dhe ‘Teta Gjyli’ nga ‘Egjeli’ apo ‘Sahiti’ dhe ‘Sablija’ nga ‘Amkademiku’.

‘Stupcat’, që nga paslufta janë aktiv duke mbajtur publikun në humor, njihen për shumë projekte interesante si, “Egjeli 1”, “Egjeli 2”, “Amkademiku” dhe shumë të tjera.

Projekti i tyre i publikuar në festën e Vitit të ri është përfolur nga shumë fytyra publike për shkak të një skeqi me përmbajte lufte. Ky skeq, nga shumë ftyryra publike u cilësua si i padrejtë por kishte edhe nga ata që e mbështesnin./ 21Media

Stupcatt

Temat
Showbiz

Të afërta