Si reagoi Dafina për cover-in e ‘Na’ nga Arta Hajra?! (Video)

‘Më mirë se versioni origjinal nga Dafina’.

Kjo ishte përshtypja e shumë komentuesve pas publikimit të coverit të ‘Na’ nga Arta Hajra, një vajzë e re shqiptare që për koincidencë jeton poashtu në Suedi sikurse Dafina dikur.

Ky version i këngës mori hov gjithandej në rrjete sociale duke grumbulluar gati një milion shikime, diçka e pa parë për ndonjë cover të ngjajshëm ndër shqiptarë.

E duket se pavarësisht faktit që versioni i Artës i ‘Na’ është shpërndarë gjithandej, Dafina Zeqiri nuk e ka parë të udhës ta rishpërndaj atë në profilin e saj ose t’i shkruaj një mesazh këngëtares së re.

Në intervistën për Prive, Arta me sinqeritetin dhe ëmbëlsinë që e karakterizon u shpreh që shpreson se nga artistët e versionit origjinal, coveri i saj të mos jetë marrë për të keq.

Materialin e plotë kushtuar yllit të ri në muzikën shqiptare ku mes tjerash tregohet se kush është Arta dhe cilat janë planet e saj në vijim mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

Arta Hajra

Temat
Showbiz

Të afërta