Kapiteni i pazëvendësueshëm i Anglisë, Wayne Rooney në përballjen e sotme ndaj Islandës pritet të thyejë një rekord të legjendës David Beckam.
Rooney sot do të luajë takimin e 115 si titullar dhe në këtë mënyrë do të thyejë një rekord i cili mbahej nga Beckam, shkruan Syri.net.
Lojtari më ‘punëtor’ tek skuadra e drejtuar nga Roy Hodgson, sot do të kërkojë lavdinë për të shkuar sa më larg në ‘Euro 2016’.
Ndeshja mes Anglisë dhe Islandës do të luhet sot në orën 21:00.