Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, kanë mbajtur sot një konferencë të përbashkët për media ku disktuan për impelemntimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Me këtë rast, ministri Hoti, gjatë prezantimit të të hyrave doganore pas implementimit të MSA-së e falënderoi Rafunën për punën që po e bën në institucionin që e drejton, e cila sipas tij po i kontribuon shumë të hyrave të buxhetit të vendit.
Ndërsa Rafuna theksoi se Doganat kanë realizuar 18 përqind më shumë të hyra se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak duke tejkaluar kështu projeksionet buxhetore për 8 përqind, njofton Klan Kosova.
Po ashtu, hyrja në fuqi e MSA ka bërë që doganat të inkasojnë 5 milionë euro më pak të të hyrave.
Këto humbje sipas drejtorit të përgjithshëm të Doganave Lulzim Rafuna këto humbje nuk kanë ndikuar në të hyrat e përgjithshme.