Pamje nga djegia e aeroplanit me 222 pasagjerë (Video)

Aeroplani i linjës ajrore të Singaporit, ka bërë ulje emergjente pasi mori flakë sa ishte në ajër.

Aeroplani detyrohej të ulej në aeroportin Changi dy orë pas nisjes, e kjo për shkak të një gabimi teknik.

Aeroplani i tipit Boeing 777-300ER ishte nisur për në qytetin e Milanos në Itali, mirëpo u detyrua të kthehet në aeroportin Changi bashkë me 222 pasagjerë dhe 19 pjesëtarë të ekuipazhit.

Thuhet se asnjë person nuk është lënduar, pasi evakuimi arriti të bëhej me kohë.

Temat
BotëLajme

Të afërta