Jakup Krasniqi: Përmendoren e Car Lazarit e sollën Thaçi e Mustafa

Jakup Krasniqi, në një shkrim të vetin autorial ka akuzuar kryeministrin dhe kryetarin e vendit, Isa Mustafa e Hashim Thaçi s politikën e tyre të negociatave me Serbinë kanë mundësuar që në Mitrovicë serbët të e vendosin shtatoren e vet të Mitrovicë.

Krasniqi ka shkruar:

Ardhja e përmendores se Car Llazarit në Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane e demokratike është vepër e Kryeministrit dhe e Presidentit të Kosovës, është vepër e bisedimeve të zhvilluara në Bruksel në mes të Kosovës e të Serbisë. Këto bisedime, u tha shumë herë nga qeveritarët e djeshëm e të sotshëm po mbaheshin për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, për forcimin e sovranitetit të shtetit, për integrimin e komunitetit serbë në jetën publike e institucionale, për zhbërjen e strukturave të shtetit serb në Kosovë, për anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtar etj.. Asnjëra nga këto nuk ndodhi dhe nuk do të ndodh!

Po çka ndodhi?

Ndodhi e po ndodh çdo ditë, ndarja e sovranitetit të shtetit më Serbinë, ndodhi e po ndodhë çdo ditë forcimi i Listës serbe në Institucionet e Kosovës. Zëri i kësaj liste është zëri i Vuçiqit në Qeverinë e Isa Mustafës. Kjo listë është duke punuar pa reshtur për Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë, diçka e ngjashme me Republika Serbskën në Bosnje e e Hercegovinë. Madje këta qeveritar as një park mbi urën e Ibrit nuk arritën ta heqin.

Heshtja e Qeverisë dhe e koalicionit qeverisës, për vendosjen e Përmendores së Car Llazarit në Mitrovicë, është heshtje për shkak të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Kjo është një dëshmi tjetër, se këta njerëz që kanë lejuar e lejojnë gjëra të tilla kundër Kushtetutës e ligjeve, duhet të dorëhiqen.

Dorëheqjen këta njerëz duhet ta afronin po të kishin moral e përgjegjësi politike, sikur pozitat që i mbajnë, t’i mbanin për publikun e jo vetëm për veten e tyre.

Kjo praktikë qeverisëse duhet të ndërpritet! Pa ndërprerjen e kësaj qeverisje, rrënimi i institucioneve të shtetit nuk do të ketë ndalje!”.

Temat
LajmeVend

Të afërta