Ja cilat ushqime shkaktojnë lodhje në tru

Ushqimet e ëmbla
Të gjitha ushqimet me sheqer, përfshirë tortat, biskotat etj., lirojnë insulinë në trup, që e liron triptofanin amino acid në tru.

Për këtë arsye edhe shërbehen desertët pas shujtës, pasi që nuk do të kishit pasur fuqi ta përtypnit ushqimin nëse do ta konsumonit të parën.

Bananet
Qysh nga fëmijëria kemi dëgjuar se sa të rëndësishme janë pemët dhe perimet.

Bananet janë të pasura me proteinë, magnez, hekur etj., dhe është furnizues i energjisë.
Mirëpo, disa hulumtime thonë se nivelet e larta të magnezit bëjnë të ndjeheni të lodhur.
Magnezi, nga vet natyra, është relaksues i muskujve, prandaj edhe rriten mundësitë që të ndjeheni të përgjumur.

Vishnjet
Vishnjet kanë nivele të larta të melatoninës, që ndikon të ndjeheni të përgjumur.
Prandaj, nëse veç keni probleme me pagjumësi, konsideroni të hani vishnje. /parrotlla/

Temat
Shëndet

Të afërta