Itali-Spanjë: Lojtari i ndeshjes nga UEFA (Foto)

Kombëtarja italiane ka mposhtur atë spanjolle me rezultat 2:0.

Për të ardhur deri te fitorja italianët kanë shënuar në dy pjesët ka një gola.

Së pari ishte mbrojtësi Giorgio Chiellini, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 34-të, pas një topi të kthyer nga portieri De Gea.

Ndërsa, krejt në fund Italia shënoi edhe një gol me anë të sulmuesit italian, Graziano Pelle, i cili shfrytëzoi një harkim të mirë të Matteo Darmian.

Megjithatë, futbollisti më i mirë i ndeshjes është zgjedhur, Leonardo Bonucci, pasi kishte shumë merita për kualifikimin e Italisë në çerekfinale. /Telegrafi/

bonuce

Temat
BotëSport

Të afërta