Ergodan i kërkon falje Putinit për vdekjen e pilotit rus në territorin turk

Presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë një letër në të cilën Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi falje për vdekjen e pilotit rus, i cili u vra kur një avion rus u rrëzua mbi territorin sirian-turk nëntorin e kaluar. Kështu ka thënë Kremlini përmes një deklarate për media.

Erdogan shprehu gatishmërinë për të rivendosur marrëdhëniet me Moskën, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan RT, transmeton Express.

“Kreu i shtetit turk ka shprehur keqardhjen e tij të thellë dhe ngushëllimet për të afërmit e pilotit të vdekur rus”, tha Peskov.

Erdogan-sends-letter-to-Putin

Temat
BotëLajmePërgjithshme

Të afërta