Dikur të varfër, tani milionerë!

Sipas të dhënave të Byrosë së Statistikave, në SHBA vitin e kaluar kishte 45.3 milionë të varfër, që është 14,5 për qind e popullatës së përgjithshme.
Por, a ekzistojnë shanset që ndonjëri prej tyre të pasurohet gjatë vitit të ardhshëm, siç është rasti i shumë yjeve të pasur, të cilët kanë lindur dhe janë rritur në kushte të mjerueshme? Ja disa prej tyre.

Para se të fitonte dy çmime “Oscar” dhe para se të merrte yllin e saj në “Bulevardin e Famës” në Hollywood Hilary Swank jetonte në mjerim dhe varfëri. Familja e saj kur ajo ishte 6-vjeçare ishin vendosur në një kampshtëpizë. Në moshën 16 vjeçe ajo me të ëmën kishte shkuar në Los Anxhelos, ku për një kohë kanë jetuar në një veturë. Pasuria e saj tani vlerësohet në 40 milionë dollarë.

Edhe pse e ëma e saj punonte vazhdimisht, jetesa e tyre ishte e rëndë, pasi Sarah Jessica Parker ishte njëra nga tetë fëmijët në shtëpi. “Jetonim nga ndihmat sociale. Ishim të varfër dhe nuk mund ta fshihnim këtë. Ndodhte që të mbeteshim pa rrymë”, ka rrëfyer Sarah. Sot ajo peshon 90 milionë dollarë, shkruan ‘Zeri’.

Edhe pse nga dita e parë e jetës kishte bërë jetë normale, e tëra kishte ndryshuar kur Jim Carrey ishte bërë adoleshent, pasi babai i tij kishte mbetur pa punë. Ata kishin filluar të jetojnë një kombibus dhe Jim ishte detyruar të ndalojë shkollën për të punuar punë të ndryshme fizike. Sot ai ka një pasuri prej 150 milionë dollarësh.

Edhe Demi Moore kishte fëmijëri të vështirë, pasi babai e kishte braktisur para se ajo të lindte. Mamaja e saj ishte martuar sërish, ndërsa njerku i saj vazhdimisht ndërronte vendet e punës, ndërsa e ëma kishte probleme me drogën dhe alkoolin. Sot Demi është e pasur për 150 milionë dollarë.

Ndër ata që dikur kanë jetuar shumë keq, ndërsa sot janë milionerë, por edhe miliarderë, janë edhe Eminem (160mil), Leonardo DiCaprio (220mil), Tom Cruise (300 mil), Mariah Carey (510 mil), Jay Z, (550mil) dhe Oprah Winfrey që tani ka pasuri prej 2.9 miliardë dollarësh.

Temat
Showbiz

Të afërta