Dafina Zeqiri me album të parë ndërkombëtar, ja detajet (VIDEO)

Një album i gjithi në anglisht, kështu konfirmon Dafina Zeqiri për “Life Stories nga Arjola Shehu”.

Gjatë një interviste shumë komode me Arjolën, në kolltukun e Life Stories, Dafina ka rrëfyer disa detaje në lidhje me albumin e saj të ri.

Ajo tregon se do të publikojë bashkë me këtë album edhe një singëll të ri që do të jetë udhëheqsi i këtij projekti, për të cilin ende nuk e ka gati një datë publikimi!

“Ende nuk e di se kur do të lançohet albumi i ri dhe as singëlli”, konfirmon Dafina e cila shprehet entuziaste për këtë projekt, një pjesë e teksteve të së cilit i ka shkruar edhe vet.

Është konceptuar i gjithi në gjuhën angleze rrëfen ylli i padiskutueshëm i R&B, që me humor shton: “Besoj që kam bërë mjaftueshëm këngë në shqip dhe vazhdoj të bëj, po…!”

Se çfarë detajesh rrëfeu më shumë Dafina, ju ftojmë ta zbuloni në këtë video:

Temat
Showbiz

Të afërta