Edhe pse nuk kanë arritur ndonjë sukses të madh në karrieren e tyre, ka nga ata të cilët ligjerojnë në Universitete e Kolegje të Kosovës.
Magazina ju prezenton me tre nga këngëtarët e rinj që janë edhe këngëtar edhe profesorë në Kolegjet private në Kosovë.
Ylli Valla (Grupi Aurora) ligjëron në Kolegjin ISPE, përveç kësaj ai punon edhe në Ministrinë e Pushtetit Lokal.
Këngëtarja Adelina Emini, përveç punës që bënë në departamentin e marketingut në RTK, ligjeron edhe në UBT.
Së fundi edhe këngëtari Korab Shaqiri ka filluar punën si profesor i muzikës në Kolegjin Fama.
E meritojnë apo jo këtë titull, e vlerësoni vetë!
Temat
Showbiz