50 Cent përfundon në polici

Fjalët e papërshtatshme në publik e kanë ndëshkuar 50 Cent, i cili ka përfunduar në polici. Sipas TMZ, 50 Cent është arrestuar për përdorimin e fjalëve të papërshtatshme në skenë, në Karaibe të shtunën. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, është thirrur në polici pasi ka përdorur fjalë jo të përshtatshme përpara 40.000 të pranishmëve gjatë performancës së tij në një koncert muzikor.

Reperi 40-vjeçar ka qenë duke performuar në ishullin St. Kitts kur është arrestuar. Sakaq, zëdhënësi i tij është shprehur se reperi ishte ftuar në atë koncert thjesht për ta drejtuar, por më vonë i është kërkuar që të performonte dhe si pasojë nuk ka patur një version të pastër të këngës.

50_cent

Temat
Showbiz

Të afërta