Këtyre ditëve është e vështirë të tërhiqet vëmendja e shikuesve.
Duket se shumica prej nesh janë mërzitur me gjërat e vjetra dhe të njëjta që transmetohen në televizion dhe internet. Por Laura Bretan ka arritur t’i bëjë shikuesit që ta shohin dhe ta pëlqejnë performancën e saj operistike në America’s Got Talent.
Pas këndimit të saj të fuqishëm, ajo është nderuar me sirenën e artë. Tani, ky klip ka “eksploduar” në Youtube dhe Facebook, duke grumbulluar miliona shikime për një javë, transmeton Klan Kosova.
Fjalët kyçe
Laura BretanTemat
Fun