Pas fitores ndaj Zvicrës në penallti, futbollistët polakë kanë festuar para tifozëve zviceran.
Festa e lojtarëve të Polonisë përpara tifozëve të Zvicrës nuk i ka pëlqyer Blerim Xhemailit.
Mesfushori shqiptar vrapoi tek Lewandowski duke u përleshur me të, por aty afër ishte Shani Tarashaj, portieri rezervë Hitz dhe gjyqtari anglez Clatenburg të cilët e qetësuan situatën, transmeton Telegrafi.
Pas ndeshjes Xhemaili ka akuzuar polakët për provokim të tifozëve, duke thënë se kjo nuk është e drejtë.
“Polakët kanë qenë provokues për tifozët tanë dhe kjo nuk është e drejtë. Ata duhet të kenë respekt dhe kjo është arsyeja që un kërkova nga ta respekt”, deklaroi Xhemaili pas ndeshjes.
Fjalët kyçe
Blerim XhemailiTemat
Sport