Vdekja e punëtorit shqiptar në Itali, merret në pyetje i pandehuri i tretë

Nëntë vjet më vonë, është marrë një i pandehuri i tretë për vdekjen e punëtorit shqiptar në Itali, Florenc Plaku.

Dy sipërmarrësit, Roberto De Cian dhe Dritan Arapi tashmë janë shpallur të pafajshëm për akuzën e vrasjes së paqëllimshme nga Gjykata e Apelit e Venecias dhe tani, ai që akuzohet është Blendar Arapi, shefi i kantierit të ndërtimit, ku humbi jetën Plaku, gjatë ndërtimit të një parkimi.

Aksidenti ka ndodhur në 4 prill të vitit 2007, raportojnë mediat italiane, shkruan Syri.net.

Gjatë seancës së mëngjesit të dy ditëve më parë, gjykatësi ka dëgjuar kërkesat e prokurorit dhe avokatit mbrojtës së të pandehurit, dhe ka shtyrë për muajt në vijim dëgjimin e dëshmimtarëve.

Temat
LajmeRajon

Të afërta