U kap me 7 kg drogë, dënohet me 2 vite e 8 muaj burg kamionisti shqiptar

Me 2 vite e 8 muaj burgim është dënuar të enjten nga një gjykatë italiane Kaiup Toraj, kamionist shqiptar, por rezident në Firenze.

Në dhjetor, ai u arrestua në afërsi të autostradës në Mosciano, pasi në kamionin me të cilin udhëtonte u gjetën nga policia italiane 7 kg marijuanë.

Ai u dënua me gjykim të shkurtuar, duke përfituar uljen e një të tretës së dënimit.

Drogëa, e ndarë në pako, u zbulua nga qentë nuhatës, pasi kamionisti u ndalua rastësisht, raportojnë mediat italiane, shkruan Syri.net.

Sipas dëshmisë së Torajt para hetuesve, ai do të merrte 2.000 euro për të transportuar drogën në Abruzzo.

Prokurori Andrea De Feis kërkoi për shqiptarin 2 vite e 3 muaj burgim, por gjykatësi dha dënimin 2 vite e 8 muaj burgim.

Temat
LajmeRajon

Të afërta