Turqia ‘kryqëzon’ Papën: Fjala “gjenocid”, mentalitet i lashtë

Ashtu sic pritej përdorimi i fjalës “genocid” nga Papa Françesku përkundrejt masakrës së armenëve të vitit 1915, ka shkaktuar pakënaqësi të Turqisë, që tha se ky përkufizim i përdorur dëshmon “një mentalitet kryqëzatash”.

“Komentet e Atit të Shenjtë, nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Armenia e shumë historianë pas saj flasin për gati 1.5 milionë të krishterë armenë të vrarë nga forcat osmane një shekull më parë”, ka deklaruar zv/Kryeministrit turk Nurettin Canikli.

Turqia historikisht e ka mohuar përgjegjësinë mbi vdekjet e mijëra njërëzve duke u vetëmbrojtur se jetët e humbura kanë qenë pjesë e një konflikti civil të nxitur prej Luftës së Parë Botërore.

Mosmarrëveshjeve mbi këtë temë janë bërë shkak edhe për marrëdhëniet e acaruara armeno-turke, duke përfshirë edhe vende të tjera si Gjermania, Parlamenti i së cilës votoi tani vonë për njohjen e masakrës si genocid.

Papa Françesku përdori të premten në Jerevan fjalët armene “Metz Yeghern” (e keqja e madhe), e shtoi në tekstin e tij të parapërgatitur edhe komentin “genocid” për t’iu referuar asaj që ai e quajti “e para në serinë e katastrofave të dhimbshme të shekullit të kaluar”.

Temat
BotëLajme

Të afërta