Reprezentuesi i Zvicrës i shkruan Presidentit Hashim Thaçit (Foto)

Shani Tarashaj, reprezentuesi i Zvicrës, ia ka kthyer mesazhin Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi kishte përkrahur mbrëmë lojtarët shqiptarë që luajnë për Zvicrën pas eliminimit nga Euro 2016.

Kurse, nga lojtarët shqiptarët që përfaqësuesen helvetikët në këtë garë, Shani Tarashaj ia ka kthyer mesazhin Presidentit të Kosovës

“Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi ka shkruar për ne futbollistët shqiptar të Zvicrës. President të falënderoj për përkrahjen që na ke dhënë ti dhe populli ynë”, ka shkruar Tarashaj në Facebook.

“Ne në Francë nuk kemi prezantuar vetëm Zvicrën por edhe gjithë Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë. Sukseset tona janë meritë edhe e Kosovës. Faleminderit të gjithë shqiptarëve për mbështetjen e madhe. Ishte eksperiencë e mrekullueshme në Kampionatin evropian”, shkroi Tarashaj.

Tarashaj do t’i bashkohet skuadrës së njohur angleze Everton ku u ble tek Grasshopper për katër milionë euro.

ddd_1466934981-5687580

13532917-1720288098238337-605655840967841799-n_1466934963-5910932

Temat
Sport

Të afërta