Kina akuzohet se po eksporton mish njeriu në Afrikë, Pekini hedh poshtë akuzat

Qeveria kineze, me anë të një deklarate ka hedhur poshtë akuzat se ajo po dërgon pako me mish njeriu në dyqanet ushqimore të Afrikës së Jugut.

Institucionet qeveritare u detyruan që të reagojnë pas akuzave të bëra në Facebook nga Barbara Akosua Aboagye, postim i cili është shpërndarë mbi 26 mijë herë.

Mirëpo, media si “Msanzi Live” dhe “Daily Post” shkojnë edhe më tej, duke pretenduar se arsyeja e eksportit të mishit të njeriut lidhet me mbipopullimin e Kinës.

Sipas këtyre ‘website-ve’, vendi nuk gjen dot më vend për të varrosur të vdekurit dhe zgjedh eksportin e mishit të njeriut në Afrikë.

Temat
BotëLajme

Të afërta