Dramë në Kumanovë: Me makinë shkel qëllimisht tërë familjen, plagos rëndë tre persona

Dramë e vërtetë ka ndodhur mbrëmë Kumanovë, ku një person me makinën e tij ka goditur gjithë familjen, duke lënë me pasoja të rënda fëmijën 4-vjeçar.

Siç njofton SPB e Kumanovës, incidenti ka ndodhur rreth orës 22.30, pas një grindjeje verbale në mes S.A (1980) nga Kumanova dhe personit B.I., i cili ka drejuar makinën e tipit “Mercedes C200”, ku kanë qenë edhe vëllaii e tij B.I. dhe personi T.D.

B.I. me pjesën e përparme të automjetit me qëllim ka goditur personat familjen e S.A, gruan e tij M.K. (1980) dhe djalin e tyre 4-vjeçar, transmeton TetovaSot.

Më pas nga ndihma urgjente mjekësore S.A u dërgua në Qendrën Mjekësore Kumanovë, ndërsa M. K. dhe fëmija 4 vjeçar si rast emergjent me ambulancë janë transferuar në Spitalin shtetëror në Shkup.

Tre personat kanë ardhur në SPB Kumanovë, që pas bisedës me ta, dy vëllezërit janë mbajtur në stacion, ndërsa T.D është liruar.

SPS e Kumanovës po merr masa për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e rastit.

Temat
LajmeRajon

Të afërta