Donika Gërvalla godet me deklaratë Fatmir Sejdiun

Pas deklarimeve në intervistën e sotme, të ish Presidentit, Sejdiu, me këto deklarata nuk pajtohet Donika Gërvalla, e cila përmes FB-së komenton:

Duke dëgjuar sonte prof. Fatmir Sejdiun në një intervistë bukur të gjatë dhe të komplikuar….

Të krijohet përshtypja që ky person mezi pret rastin që të reformojë LDK-në dhe të fusë në burg gjithë kriminelët e Kosovës.

Dhe pastaj të kujtohet fakti që prof. Sejdiu ka qenë për vite me radhë jo vetëm kryetar i LDK-së, por edhe President i Republikës së Kosovës, në kohën kur LDK u kthye në një degë të PDK-së dhe që prej asaj kohe nuk arriti t’i kthehet asnjëherë identitetit të saj.

LDK vërtet ka nevojë për reformë thelbësore

Temat
LajmeVend

Të afërta