Bogdani: De Biasi nuk do të largohet nga Shqipëria

Erjon Bogdani, ish sulmuesi i Kombëtares, është i bindur se Gianni de Biasi do të mbetet trajneri i Kombëtares shqiptare
Gianni de Biasi do të mbetet trajneri i Kombëtares shqiptare edhe për disa vite. Për këtë është i sigurt ndihmës trajneri i italianit dhe ish sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani.

“Ukraina i ka bërë një ofertë De Biasit, mendoni se mund të joshet? Nuk e di sa e vërtetë është, por duhet të pranojmë se në futboll nuk ka gjëra të parashikueshme. Unë di të them se vetë De Biasi ka deklaruar se do të vazhdojë të jetë trajner i Shqipërisë”, ka deklaruar Bogdani për “Euro Skaner” në televizionin “Ora News”,

“Gjithashtu, nga bisedat private që unë kam pasur me De Biazin, më ka konfirmuar të njëjtën gjë. Madje më ka thënë se do të qëndrojë për të habitur të gjithë popullin shqiptar me rezultatet që do të arrijë në krye të Kombëtares”, ka theksuar ai.

Sipas ish sulmuesit të Sienas, Cheivos, Livornos e Regginas De Biasi do të mbetet në ekipin kuqezi për fakti se do të përballemi me Italinë në eliminatoret e Botërorit ‘Russia 2018”.

“Shikoni, edhe kur u kthyem në Tiranë, në avion kam biseduar me De Biazin dhe kam parë një dëshirë të madhe të tij për të vazhduar me Shqipërinë. Pastaj, ne luajmë edhe kundër Italisë në eliminatoret e Botërorit”, thotë ai.

“Ai kërkon të marrë një revansh ndaj Italisë. Unë jetoj në Itali dhe mediat aty e kanë renditur si kandidaturë kryesore për të marrë Kombëtaren “Azzure”. Për fatin tonë, De Biasi do të vazhdojë të qëndrojë me Shqipërinë, pasi Italia ka bërë zgjedhje tjetër”, ka shtuar Bogdani. /Express/

Temat
Sport

Të afërta