Skuadra e Arsenalit e ka ngushëlluar Granit Xhakën, pas eliminimit nga kampionati Evropian.
Zvicra u eliminua në penallti nga Polonia në “Euro 2016”, me Granit Xhakën që ishte i vetmi që dështoi nga pika e bardhë.
Menjëherë pas humbjes nga Polonia, skuadra e Arsenalit e ka ngushëlluar Xhakën dhe Zvicrën, përcjell Lajmi.net.
“Ngushëllime Granit Xhakës dhe Zvicrës, të cilët u eliminuan nga “Euro 2016” në penallti”, shkruan klubi londinez.
Mesfushori shqiptar do t’u bashkohet “Gunners” pas pushimeve, në ndeshjet përgatitore për sezonin e ri.
Temat
Sport