Zyra e Jahjagës dhe e Ramadan Mujës shpenzuan mbi 90 mijë euro në telefonata

Atifete Jahjaga dhe Ramadan Muja kanë udhëhequr gjatë vitit të kaluar dy institucione që kanë shpenzuar më së shumti para në telefona. Zyra e Presidentes Jahjaga gjatë vitit 2015 ka shpenzuar 46 mijë e 590 euro në mbushje te telefonave.

Derisa, komuna e Prizrenit nën drejtimin e Mujës për mbushje telefonike ka shpenzuar 44 mijë e 249 euro. Këto dy institucione del se për një vit kanë shpenzuar mbi 90 në telefona.

Atifete Jahjaga mund të shquhet se ka qenë e afërt me shoqërinë civile, por edhe se ka bërë shumë shpenzime. Stafi i kabinetit të ish-presidentes për një vit harxhoi gati 50 mijë euro vetëm në telefon.

Këto konstatime kanë dalë nga Auditori i Përgjithshëm. Sipas Auditorit në zyrën e Presidencës sa ishte udhëhequr nga ish presidentja Atifete Jahjaga ishin shpenzuar rreth 47 mijë euro vetëm telefoni mobile.

Këto shpenzime nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm janë konsideruar përtej limiteve të lejuara.

“Shpenzimet e telefonisë mobile ishin 46,590 euro. Nga tre pagesat e testuara në vlerë prej 8,556 euro vërejtëm se stafi i kabinetit të presidentes kishte tejkaluar limitin e shpenzimeve të telefonisë mobile për 2,966 euro. Edhe përkundër njoftimeve të vazhdueshme për këto tejkalime nga sekretari, kjo dukuri kishte vazhduar deri në tetor, kur edhe kishte filluar që të aplikohej aprovimi i tejkalimeve të shpenzimeve të telefonit dhe me udhëzimin administrativ nr. 01/2014 të datës 28 janar 2014 përcaktohen të drejtat dhe kufizimet për shpenzimet e reprezentacionit (byfe). Në pagesën e testuar në vlerë prej 3,207 euro, konstatuam se shpenzimet në vlerë totale prej 669 euro nuk ishin të lejuara sipas këtij udhëzim”, thuhet në raportin e auditorit për 2015.

Kurse, komuna e Prizrenit që drejtohet tani e shumë vite nga Ramadan Muja ka shpenzuar hiq më pak se 44 mijë euro për blerjen të kartelave për mbushje të telefonit. Këto blerje komuna e Mujës i kishte bërë pa hapur fare tender.

Mbushjet u blenë për zyrtarët komunal të Prizrenit në vitin 2015, ndonëse një gjë e tillë parashihet të bëhet nëpërmjet procedurave të prokurimit.

“Komuna shfrytëzon kartelat mbushëse si formë e sigurimit të shërbimeve të telefonisë mobile. Shpenzimet e këtyre mbushjeve gjatë vitit 2015 ishin 44,349€. Komuna nuk kishte një kontratë të vetme për marrjen e shërbimeve të telefonisë mobile”, kështu thuhet në raportin e Zyrës se Auditorit Gjeneral që ka publikuar dje për komunën e Prizrenit

ZAP në këtë raport i ka dhënë vërejtje të lartë Komunës së Mujes për blerjen e mbushjeve telefonike, duke shfaqur rrezikun që sigurimi i shërbimeve telefonisë mobile në forma të ndara mund t’i kushtoj Komunës shpenzime shumë më të larta sesa shpenzimet reale.

Auditori gjatë auditimit të vitit të kaluar ka gjetur edhe një varg shkeljesh tjera/ Gazeta Express/

Temat
LajmeVend

Të afërta