Granit Xhaka mund të krenohet se ka mposhtur yllin e Spanjës, Andres Iniesta sa i përket numrit të pasimeve nga ndeshjet e fazës së grupeve në “Euro 2016”.
Granit Xhaka në dy ndeshje në “Euro 2016” është zgjedhur lojtari më i mirë.
Kurse, tani ylli kosovar i Zvicrës e ka zdritë Evropianin edhe me një statistikë.
Me 283 pasime, Xhaka është i dyti në listë, pas Toni Kroosit të Gjermanisë që deri më tani i ka bërë 328 pasime.
Por, prishtinasi ka lënë prapa Andres Iniestan me 265 pasime, Sergio Ramosin me 248 dhe Sergio Busquetsin me 237 pasime.
Fjalët kyçe
Granit Xhaka