Të akuzuarit për stenta akuzojnë Prokurorinë për falsifikim provash

Aktakuzën kundër 64 personave për rastin e njohur si afera “stenta” Klinika e Kardiologjisë po e konsideron si fushatë denigruese kundër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në një letër të gjatë, përmes së cilës kjo klinikë konsideron se po kërkojnë drejtësi, punëtorët shëndetësorë kanë kërkuar drejtësi për, siç kanë thënë ata, “thashethemet e Prokurorisë”, shkruan Koha Ditore.

Ata përmes letrës kanë fajësuar politikën, Prokurorinë dhe mediat. Ndërsa janë shprehur të bindur për pafajësinë e tyre.

Provat e Prokurorisë i kanë quajtur dokumente të falsifikuara që nuk kanë peshë. Prokuroria nuk u është përgjigjur akuzave të mjekëve se “Prokuroria ua ka shpikur aktakuzën”.

Temat
LajmeVend

Të afërta