Sherifi: PDK-LDK, koalicion i arrogancës

Nënkryetari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi gjatë Kuvendit zgjedhor të kësaj partie ka paraqitur raportin e punës së këtij subjekti. Ai e ka cilësuar koalicionin qeverisës në më mes PDK-së dhe LDK-së, si koalicion të interesit dhe arrogancës.

Sherifi foli për themelimin e Nismës, duke thënë se kjo parti është e sukseseshme, dhe se themelimi i saj u prit me entuziazëm të madh si shpresë për qytetarët e vendit.

“Më 28 shkurt të vitit 2014 në ketë sallë u shpall themelimi i Nisma për Kosovën. Themelimi i kësaj shprese tek të gjithë u prit me entuziazëm të madh i cili u shpreh brenda dhe jashtë sallës së Pallatit të Rinisë”, tha Sherifi, transmeton KP.

Ai foli edhe për koalicionin e tanishëm qeverisës në më mes të PDK-së dhe LDK-së, duke e cilësuar si koalicion të interesit dhe arrogancës.

“Ky koalicion u bë për interesa të tyre dhe arrogancës. Ishte edhe deklarata e Aleksandër Jabllonoviqit e cila nuk i bëri përshtypje qeverisë deri në kohën kur reaguan qytetarët”, deklaroi Sherifi.

Veç kësaj ai foli edhe për dy marrëveshjet, atë të Asociacionit të Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, ku tha s e Nisma ka dhënë kontributin e saj që këto dy marrëveshje të mos realizohen.

Temat
LajmeVend

Të afërta