Menaxheri i disa prej këngëtarëve të njohur shqiptar, Mehmet Elshani i cili rrahu mbrëmë gazetarin e Klan Kosovës, Vlorijan Halilin ka reaguar me një postim në rrjete sociale.
Ai, e gjithashtu media të tjera përfshirë edhe Klan Kosovën, kishin shkuar në Tiranë që ta përcjellin nga afër eventin madhështor ‘Top Awards’, mirëpo par përfundimit të spektaklit nuk përfundoi gjithçka, shkruan lajmi.net.
Mehmet Elshani e kishte rrahur gazetarin në fjalë me gjasë shkak i një postimi në prive.al se si prezantueset në Tapetit të Kuq, nuk kanë njohur artistët që ai menaxhon.
Gazetari i sulmuar keq, nuk e la pa e paditur Elshanin, ndërsa ky i fundit reagoi me një postim drejtuar Klan Kosovës, në veçanti Halilit.
Ai nuk e la pa ia kujtuar disa gjëra të pahijshme, më saktësisht fotografimin e disa artistëve nudo në zhveshtore.
Ky është reagimi i tij i plotë: