Plagosje me armë zjarri në Ferizaj (Foto)

Këtë të premte rreth orës 23:30 në rrugën “Elena Gjika” , përballë Market “Mentori” në Ferizaj ka ndodhur një plagosje me armë zjarri,transmeton FerizajPress.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin deri sa ka rrethuar vendin ku ka ndodhur kjo ngjarje.

Rastin e ka konfirmuar edhe togeri i policisë Agim Gashi.

“Ka ndodhur një plagosje me armë zjarri me ç’rast është plagosur një qytetarë. Tani i plagosuri është në rrugë për në QKUK” tha Agim Gashi për FerizajPress.

Për identitetin e të plagosurit dhe arsyet e kësaj ngjarje Gashi tha se së shpejti policia do të dalë me komunikatë sapo të përfundojnë hetimet rreth rastit./FerizajPress/

13518067_1072612162785696_1406892221_o

13518229_1072609686119277_1568089733_o

13517888_1072612209452358_2037744054_o

13499591_1072614656118780_1149045037_o

Temat
LajmeVend

Të afërta