Pacolli tregon se si po shkatërrohet ambienti, akuzon Qeverinë

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka vazhduar të kritikojnë Qeverinë e Kosovës. Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se qeverisja aktuale është duke punuar vetëm për rehatimin e sponsorëve,
familjarëve e klaneve të tyre, në mënyrë parazitë e në kurriz të qytetarëve.

Pacolli duke postuar edhe disa fotografi në statusin e tij ka thënë se Qeveria po e shkatërron ambientin.

Ky është statusi i plotë i Pacollit në Facebook:

Jo rastësisht që disa muaj jam duke thënë se kjo qeveri është neglizhente dhe me këtë neglizhencë po shkatërrohet ambienti i Kosovës.

Kam frigë se natyra do të na hakmirrët. Shkatërrohen male, (nuk ka maje mali që nuk është shkatërruar nga gurthyeset), shkatërrohën lumejtë e shkatërrohen rrugët, vdesin njerëz nëpër humnerat e eksploatuesve të egër e shkatërrohët cdo gjë, shkatërrohët ekonomia e vendit.

Askush nuk e ka ndërmend ti parandalojë këto shkatërrim. Çfarë papërgjegjësije! Këta njerëz deri më tash merren vetëm me rehatimin e sponsorëve, familjarëve e klaneve të tyre, në mënyrë parazite e në kurriz të qytetarëve.

13512243-10157029302185153-9079832116546265433-n_1466859573-286957

13510845-10157029302200153-8263917075238003387-n_1466859578-9370362

Temat
LajmeVend

Të afërta