Mbi 1 milionë nënshkrime për referendum të ri në Britani

Një peticion i cili bën thirrje për një referendum të dytë të Britanisë së Madhe për anëtarësinë e saj në BE, ka mbledhur më shumë se një milionë nënshkrime pas votimit të britanikëve për të dalë nga Bashkimi Evropian të enjten.

BBC njofton se peticioni do të konsiderohet nga Parlamenti pasi që e ka kaluar pragun e kërkuar prej 100 mijë nënshkrimeve.

Britania votoi në referendumin e së enjtes për të dalë nga BE, me 52% në favor, dhe 48% kundër, megjithëse shumica e votuesve në Londër, Skoci dhe Irlandën Veriore votuan për të qëndruar në BE./Gazeta Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta