Limaj, kandidati i vetëm për kryetar të Nismës

Me votim të fshehtë do të zgjidhet kryetari i Nismës për Kosovën. Fatmir Limaj është kandidati i vetëm për të mbajtur këtë post.

Në Kuvendin e Parë Zgjedhor që po mbahet në këto qaste në Prishtinë, kanë përfunduar fjalimet dhe tash në rend të ditës është zgjedhja e kryetarit, raporton Koha.net.

Komisioni kandidues ka bërë me dije se Limaj është i vetmi kandidat për kreun e partisë.

Votimi ka filluar. Janë 520 delegatë pjesëmarrës në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë që do të marrin pjesë në votim.

nisma-2-780x439

Temat
LajmeVend

Të afërta