Eqrem Kryeziu, ish-Kryetar i Prizrenit dhe ish-deputet, ka komentuar vdekjen e dy fëmijëve në Komunën e Prishtinës si pasojë e hapjes së pusetave.
Me këtë rast, Kryeziu në mënyrë ironike i ka shprehur ngushëllime edhe Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke e bërë përgjegjës edhe atë për vdekjen e fëmijëve.
Ky është postimi i Eqrem Kryeziut:
Po guxuam të imagjinojmë e edhe ta shprehim pastaj, do të thoshim se Florenta e Florenti vazhdojnë të kënaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit në botën e engjujve.
Por është e vërtetë se ikja e tyre trishtoi një popull të tërë.
Lutemi që Zoti të ngushëllojë prindët e tyre e t’i begatojë tani e tutje në të gjitha dimensionet, në mënyrë që shkuarja e fëmijëve të shndërrohet në një trishtim hyjnor.
Ngushëllime edhe Shpend Ahmetit!