Kërkohet ndjekje penale për vdekjen e fëmijëve në “Kolovicë” e Prizren

Dy fëmijëve, Florenta e Florentin Mramori, të cilët humbën jetën tragjikisht në një gropë me ujë në lagjen “Kolovicë” të Prishtinës, u është dhënë lamtumira të premten.

Në ceremoninë e varrimin kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve, por edhe i zyrtarëve komunalë, shkruan sot Koha Ditore.

Një ditë pas mbytjes së tyre në gropën e thellë prej katër metrash, e cila kishte mbetur e hapur nga një kompani që kishte rrëmihur dheun në atë zonë, Avokati i Popullit dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që të fillojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Ata kanë kritikuar papërgjegjësinë e kompanisë që ka kryer punimet në atë hapësirë, emri i së cilës nuk dihet ende.

Temat
LajmeVend

Të afërta