Ja si i mashtroi britanikët nismëtari i BREXIT-it (Video)

“Unë thjesht nuk mund të garantoj një gjë të tillë”, ka deklaruar Farage, duke habitur kështu edhe prezantuesen, e cila ia kishte rikujtuar se një pjesë e madhe e 17 milionë votuesve kishte votuar për dalje nga BE’ja, pikërisht për shkak të këtij premtimi.

Udhëheqësi i Partisë për Pavarësinë e Britanisë së Madhe, njëkohësisht nismëtar i Brexit, Nigel Farage, ka pranuar publikisht sot se nuk mund të përmbushë një nga premtimet në të cilën kishte bazuar fushatën e tij.

Gjatë një interviste dhënë në emisionin “Good Morning Britain”, Farage ka thënë se ky vend nuk do të marrë 350 milionë funte në javë, edhe pse partia e tij për muaj të tërë kishte folur se në rast të Brexit, kjo shumë e parave do të përfundojë në mirëqenie dhe shëndetësi.

“Unë thjesht nuk mund të garantoj një gjë të tillë”, ka deklaruar Farage, duke habitur kështu edhe prezantuesen, e cila ia kishte rikujtuar se një pjesë e madhe e 17 milionë votuesve kishte votuar për dalje nga BE’ja, pikërisht për shkak të këtij premtimi.

“Ka qenë një gabim, nuk duhej ta thoshim këtë”, ka shtuar duke buzëqeshur Farage dhe duke u përpjekur të shpjegojë se ai kurrë nuk kishte premtuar një gjë të tillë.

Por, e shpejt në reagim ishte edhe prezantuesja, e cila sërish ia rikujtoi se 17 milionë njerëz kanë votuar për shkak të këtij premtimi.

“Prisni ju lutem, a e dini se njerëzit kanë votuar për shkak të premtimit tuaj, dhe ju në fund thoni se ishte një gabim”, ka shtuar prezantuesja, derisa Farage me gjakftohtësi i është kundërpërgjigjur, “ashtu është”.

Temat
BotëLajme

Të afërta