Google i përgjigjet personalisht gjyshes në pyetjen e saj të famshme (Foto)

Ditë më parë një djalosh i quajtur Ben John e kishte postuar në Twitter një gjë shumë qesharake që kishte bërë gjyshja e tij.

86 –vjeçarja May Ashworth shkroi në Google: “Ju lutem përkthejini këto numra romakë mcmxcviii faleminderit”.

Në vetëm pak ditë, ky mesazh është shpërndarë më shumë se 11 mijë herë nga përdorues të tjerë të këtij rrjeti social.

Kur Ben e pyeti gjyshen e tij se pse e kishte shkruar një kërkesë me aq mirësjellje për Google, ajo i tha se kishte menduar që ekzistonte ndonjë person i ulur diku në zyrat e Google dhe se priste që personalisht t’i përgjigjej pyetjeve të secilit vizitor. Dhe natyrisht ajo po ashtu mendoi se nëse do t’i fliste me mirësjellje, ai do t’i përgjigjej më shpejt.

Ky postim i nipit të saj kishte rënë edhe në syrin e punonjësve të Google, të cilët vendosën t’i përgjigjen gjyshes në mënyrë në njëjtë, me mirësjellje.

E dashura gjyshe e Ben.

Shpresojmë se jeni mirë.

Në botën e miliarda kërkimeve, e juaja na bëri të qeshim.

Oh, dhe përgjigjja është 1998.

FALEMINDERIT.

Ben Nan

Ben Nanm

Google

Temat
FunShowbiz

Të afërta