Genci ia jep “goditjen e nokautit” Top Awardsit (Foto)

Genc Prelvukaj, lideri i BlackFish Entertinament dhe reperi i grupit Etnon, ka qenë një prej më të zëshmëve kundër ceremonisë së ndarjes së çmimeve Top Awards.

Ai në një postim në rrjetet sociale hapur ka shprehur mendimin e tij për atë që siç thotë ai dështimin e këtij evenimenti.

“95% bojkotohet, 4% të pjesëmarrësve acarrohen, 1% të pjesëmarrësve ndahen okay. Degjenerim total ashtu siç pritej.

Marërzi që nuk duhet përsëritur më”, ka shkruar Genci në rrjetet sociale.

Genci e injoroi totalisht evenimentin bashkë me artistët tjerë të BlackFish për mos vlerësim adekuat të hitit “Shake It” me miliona klikime në YouTube.

https://www.instagram.com/p/BHE9t8PDn_K/?taken-by=gencprelvukaj

Temat
Showbiz

Të afërta