Ermal Mamaqi: Po të mos ishte Alban Skenderaj, Top Awards do të mbahej në Prishtinë

Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij Amarda Toska ishin në radhën e të famshmëve që morën pjesë në Top Awards mbrëmjen e djeshme.

Nga postimet që çifti kanë bërë duket se ata e kanë shijuart në maksimum këtë mbrëmje, por veç kësaJ Ermali ka një koment për ndarjen e çmimeve.

“Po shof lajmet sot… Sharje, sulme, rrahje, denoncime. Ore doli ndonjë artist i kënaqur nga Top Aëards? Duket sikur u bënë zgjedhjet e partive politike.

Hall të bësh e hall të mos bësh konkurse e fastivale. Të gjithë duan të ulen në vend të parë të autobusit…Përfundimisht ne nuk i mbajmë dot konkurset. Ne na rroftë Alban Skënderaj se të mos ish ai, Top Awards mund të bëhej pa problem në Prishtinë. Më erdhi keq për Erën.

Kot nuk ja vunë karriken në skenë. U lodh e shkreta. Ulu ngriu tu marr çmime. Sidoqoftë urime të sinqerta për ekipin Top. 3 orë të mrekullueshme që nuk u ndjenë si kaluan!”- ka shkruar Ermali në postimin e tij.

e326e9b8a8c1d8b84b2b1703b9550fc6-700x700

Temat
Showbiz

Të afërta