Adelina me këngë për Dardan Berishën? (Video)

Këngëtarja Adelina Tahiri sapo ka publikuar projektin e saj të ri të titulluar ‘Më mirë pa ty’.
Kjo këngë që e rikthen këngëtaren pas disa muajsh ka për temë një dashuri të përfunduar nga tradhtia e mashkullit.

Këngëtarja pjesë nga teksti ka ndarë edhe në Instagram duke rritur dyshimet se ky krijim muzikor mund t’i dedikohet ndonjë ish-personi të zemrës.

Dhe për rastësi apo qëllim, Adelina ka vendosur që këtë këngë ku flitet për një mashkull që e ka tradhtuar, ta xhiroj mbi një kosh – asocim direkt me profesionin e Dardanit.

Nuk dihet se ku ka dashur të dalë Tahiri por supozimet janë të pashmangshme./prive.al

Adelina

Adelinaa

Temat
Showbiz

Të afërta