Vuçiç: Serbia vazhdon rrugën drejt integrimit në BE pavarësisht daljes së Britanisë

Një sërë reagimesh kanë ardhur edhe nga krerët e shteteve Ballkanike mbi vendimin e Britanisë së Madhe për të braktisur Bashkimin Evropian.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar ditën e sotme se Serbia do të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, pavarësisht vendimit të dalë nga referendumi I Britanisë së Madhe.

“Ne respektojmë vendimin e qytetarëve britanikë, por për ne mbeten thelbësore prosperiteti dhe stabiliteti, pasi qytetarët serbë duan një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre”, deklaroi Vuçiç në një konferencë shtypi në Beograd.

Temat
LajmeRajon

Të afërta