Tre persona e rrahin deri në pavetëdije një qytetar në Kaçanik

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Kaçanik ka ndodhur një rrahje në mes të katër personave, ku gjatë rrahjes tre të dyshuarit kanë goditur me mjete të forta viktimën.

Në njoftim të Policisë më tej thuhet se viktima ka pësuar lëndime të rënda, të cilat e kanë lënë pa vetëdije.

“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport të Policisë.

Foto: Ilustrim

rrahej-780x439

Temat
LajmeVend

Të afërta