Thaçi autorizon Hotin për të nënshkruar garancionin sovran për blerjen e autobusëve

Presidenti Hashim Thaçi ka nënshkruar autorizimin i cili ia mundëson ministrit të Financave, Avdullah Hoti, të nënshkruajë Garancionin Sovran për blerjen e autobusëve të Trafikut Urban të Prishtinës.

Gazeta Tribuna raporton se tani që është autorizuar nga Presidenti i vendit, Hoti nuk ka asnjë pengesë procedural që ta nënshkruajë Garancionin i cili ia mundëson Trafikut Urban të marrë kredi nga BERZH-i në vlerë prej 10 milionë eurove.

Në një intervistë të mëhershme, Hoti kishte deklaruar që është i gatshëm të nënshkruajë qoftë edhe atë ditë kur pranon autorizimin nga presidenca. Nëse duhet t’i besohet, atëherë pritet që nënshkrimi të bëhet sot ose gjatë ditëve në vijim.

Autobus-780x439

Temat
LajmeVend

Të afërta