Schulz: Bashkimi Evropian dëshiron një dalje të hershme të Britanisë nga BE-ja

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka thënë sot se Bashkimi Evropian dëshiron një dalje të hershme të Britanisë, nga BE-ja, dhe për këtë qëllim, avokatët e BE-së janë duke studiuar nëse është e mundur për të përshpejtuar mekanizmin e largimit nga BE-ja ose aktivizimin e nenit 50 të Traktatit të Lisbonës.

Schulz në një intervistë për gazetën britanike “The Guardian”, paralajmëroi se vendimi i kryeministrit britanik, David Cameron për të shtyrë fillimin e negociatave për largim deri në vjeshtë, derisa pasardhësi i tij do të zgjidhet pasi ai veçse lajmëroi dorëheqjen e tij këtë mëngjes, nuk është diçka që është e mjaftueshme.

“Pasiguria është e kundërta e asaj që ne duam”, ka thënë Schulz, duke shtuar se është e vështirë për të pranuar se “të gjithë të mbeten peng i betejave të brendshme të Partisë Konservatore Britanike”, ka thënë Schulz.

“Unë dyshoj se e gjitha kjo është vetëm në duart e qeverissh britanike. Ne duhet të marrim parasysh që vendimi i njëanshëm i këtij vendimi që ata duan të presin deri në muajin tetor, nuk mund të jetë fjala e fundit”, ka shtuar Presidenti i Parlamentit Evropian./Indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta