Rrënqethëse: I vdes vajza e vogël në makinë nga nxehtësia, babai tenton ta ringjallë duke e futur në frigorifer

Në Dallas të Shteteve të Bashkuara, një prind ka dashur ta ngjallë vajzën që i kishte vdekur në veturën e nxehtë, duke e ftohur në frigorifer.

Michael Thedford i ka sjell tre fëmijët e tij nga kopshti, i ka futur në shtëpi dhe e ka zënë gjumi.

Por, 33-vjeçari ka harruar se e ka lënë në veturë edhe një gjashtëmuajshe.

Pasi është zgjuar, ai i ka parë fëmijët tre dhe gjashtëvjeçar, por jo edhe vajzën e vogël.

Pasi e ka gjetur pa shenja jete, ai e ka marrë dhe e ka futur në ftohës, ndërsa e ka telefonuar ndihmën e shpejtë dhe gruan e tij.

Mirëpo, fëmija që kishte qëndruar për një kohë të gjatë në veturën nën diell përcëllues, ndërsa temperatura shënonte 32 gradë Celsius, më nuk është ngjallur.

Për këtë arsye, Thedford do të dalë para drejtësisë, nën akuzën për vrasje pa paramendim dhe neglizhencë të fëmijës.

Michael Shannon Thedford is pictured in Collin County, Texas, U.S. in this undated handout photo. Collin County Sheriff's Office/Handout via REUTERS  ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. EDITORIAL USE ONLY

Michael Shannon Thedford is pictured in Collin County, Texas, U.S. in this undated handout photo. Collin County Sheriff’s Office/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS – THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. EDITORIAL USE ONLY

Temat
BotëLajme

Të afërta