Putin demanton Cameronin: Rusia nuk ndikoi në daljen e Britanisë nga BE-ja

Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se deklaratat e kryeministrit britanik David Cameron janë pa vend, se Rusia në mënyrë jo përkatëse ka ndikuar në opinionin publik në Britani, para votimit të britanikëve për largim nga Bashkimi Evropian.

Putin tha se komentet e Cameronit për pozicionin e Rusisë për referendumin Brexit, nuk kanë bazë dhe ishte manifestim i kulturës së ulët politike, raportojnë mediat ruse.

Putini tha se Rusia nuk ka ndërhyrë, nuk po ndërhynë dhe nuk do të ndërhyjë.

Ai ka shtuar se largimi i Britanisë nga BE-ja do të ketë konsekuenca pozitive për ekonominë globale dhe për ekonominë e Rusisë.

Por, Putin parasheh pasoja negative për bursat në gjithë botën gjatë një të ardhme të afërt. Këto deklarata presidenti rus i ka dhënë gjatë një konference me gazetarë në në Tashkent të Uzbekistanit.

Temat
BotëLajme

Të afërta