Premierliga nuk do të ndikohet pas daljes së Britanisë nga BE’ja

Premierliga ka insistuar se “Brexit” nuk do të ketë ndikim negativ në përfaqësimin e saj nëpër botë
52 për qind e Britanisë së Madhe votuan në favor të largimit nga Bashkimi Evropian në referendumin e së enjtes, duke e shtyrë kryeministrin David Cameron që të japë dorëheqje.

Shefi ekzekutiv i Premier Ligës, Richard Scudamore, ka konfirmuar se do të punojë me qeverinë dhe institucionet përkatëse rreth “Brexit”-it, por beson se suksesi i Premier Ligës nuk do të ketë pasoja negative.

“Premier Liga është një garë e suksesshme sportive që ka ndikim global”, thuhej në një komunikatë të Ligës angleze. “Kjo do të vazhdojë pa marrë parasysh rezultatin e referendumit”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë dhe institucionet tjera për çfarëdo procesi”.

WesMorganLeicesterCityvEvertonPremier4WGxhk5lfVtx

Temat
BotëSport

Të afërta